Imer Deliu, nga Abria e Epërme e Drenasit, ka folur për vrasjen e tre fëmijëve të tij nga serbët në masakrën e Abrisë gjatë luftës.
Ai ka treguar, në televizionin T7, momentin kur ka gjetur trupat e pajetë të familjes së tij të ngushtë – fëmijëve, gruas, nënës dhe pjesëtarëve të tjerë.
Ai ka kujtuar se kur ka gjetur trupin e djalit të tij dhjetëvjeçar, ora në dorën e tij ende ishte duke punuar.
“Unë i jam betuar djalit për orën, por s’e kam mbajtur atë betim, se ora është djegur. Ka qenë shi, mjegull, kam qenë në presion. Unë i jam betuar që do t’ia ruaj djalit orën, por ajo më është djegur në luftë”, ka thënë Deliu.
Megjithatë, si kujtim, Deliu nga djali i tij ruan disa gjëra që i kanë mbetur.
“E kam ruajtur sajën, tërfurkun e vogël që e merrte kur vinte të na ndihmonte”, ka thënë Deliu, i ftuar në Frontal për të folur për Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj