Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë vënë në gjendje gatishmërie për protestën e shoqërisë civile e cila pritet të fillojë në orën 18 në Prishtinë.
Protesta me të cilën do të kërkohet shkarkimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është e dyta pas asaj që u mbajt javën e kaluar.
Kjo protestë erdhi pas dorëheqjes së prokurorit special, Elez Blakaj, i cili tha se ka qenë i kërcënuar dhe i frikësuar gjatë hetimeve për listat e fryra të veteranëve të UÇK-së.
Ekipet e KALLXO.com sjellin fotografi nga përgatitjet e policisë për ta mbikëqyrur protestën e sotme./kallxo.com/



Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...