Autoblindat e Policisë së Kosovës janë parë sot nëpër rrugë, derisa policia nuk konfirmon nëse ndërlidhet me protestën e serbëve të paralajmëruar nëpër komunat me shumicë serbe.
Disa autoblinda, portal arbresh.info ka arritur t’i xhirojë në një nga pikat e karburanteve, që më vonë janë ndalur në bazën e njësiteve speciale në “Belvedere”.
Autoblinda janë parë edhe në Hajvali, rrugën që të dërgon për në Komunën e Graçanicës, komunë kjo me shumicë serbe.
“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar. Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, deklaroi për arbresh.info zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
Ai nuk ka komentuar nëse këto lëvizje të policisë lidhen me protestat e paralajmëruara nga serbët./arbresh.info/

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...