Forca e Sigurisë së Kosovës ka hyrë në vitin e dytë të fazës së tranzicionit dhe ngritjes së kapaciteteve.
Në fazën e parë, FSK, është duke përgatitur dhe trajnuar pjesëtarët e forcës për të formuar njësitë të pavarura elite. Ndër to janë kryer trajnimet disa javësh për certifikimin e pjesëtarëve për njësinë Komando-Bereta.
Por, këta pjesëtarë ende nuk janë sistemuar në këtë njësi dhe janë kthyer në njësitë që kanë qenë paraprakisht.
“Ushtarët po trajnohen por mbetën të pa sistemuar”, kështu e shpjegon këtë gjendje analisti Nuredin Ibishi duke sqaruar se kjo po ndodh për shkak të ndryshimeve që do të ndodhin brenda 10 viteve në strukturën e organizimit brenda FSK.
“Kapacitete individual ngritën por nuk ka ndryshime të strukturës organizative deri të vije koha që të behët ajo struktura. Po janë trajnuar dhe janë çertifiku por nuk janë sistemu si njësitë të pavarura elite. Ata pasi kanë kryer trajnimet kthehen prap në njesitë ku kanë qenë”, tha ai për portalin arbresh.info.
Sipas tij, këto faza të transformimit ku përfshihen edhe trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së duhet të bëhen me miratimin e NATO-s.
“Tranzicioni është i paraparë 10 vite, Janë bërë 2 vite që nga transformimi i FSK-së nga civil në ushtarak dhe nga atje ka fillu të rrjedh koha e tranzicionit. Kjo mundët me shku ma shpejtë nëse ka vullnet politik por edhe me miratimin e NATO-s. Kjo po shkon shumë mirë, NATO ka fillu me aftësimin individual dhe në aspektin e njësiteve vjen më vonë kur është e paraparë të bëhët organogrami i strukturës organizative”, ka thënë ai.
Edhe nga zyra për media në FSK deklaruan se në kuadër të planit të tranzicionit të FSK-së është edhe struktura e forcës së njësisë “Komando” ku do t’i ketë të gjitha kapacitetet dhe njësitë e nevojshme.
“Struktura e kësaj force do të ketë të gjitha kapacitetet dhe njësitë e nevojshme për të përmbushur këto detyra. Në kuadër të planit të tranzicionit të FSK-së janë të parapara të gjitha nevojat buxhetore për ngritjen e këtyre kapaciteteve”, tha Ibrahim Shala, zëdhënës për media në FSK.
Për më tutje ai sqaroi se FSK aktualisht është në proces të tranzicionit dhe po përmbush qëllimet që ka si forcë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është në proces të tranzicionit, aktualisht jemi në vitin e dytë të ngritjes së kapaciteteve. Ky proces është transparent dhe në koordinim me partnerët tanë. Qëllimi i FSK-së është të ndërtojë forcë profesionale të ndërveprueshme me partner dhe e aftë të përmbush misionin e vet kushtetues si dhe të ballafaqohet me të gjitha sfidat në Kosovë. Gjithashtu synim i jonë është që të bëhemi forcë për të mirë të vendit dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, si dhe kontribuues të sigurisë regjionale dhe globale”, thotë ai në përgjigjen për arbresh.info.
E Gjenerallejtënant Kadri Kastrati lavdëron punën e deritashme të komandantit dhe stafit të tij për zhvillimin e karrierës së oficereve e komandantëve.
“Ishte dasht me u sistemu secili në fushën e vet që kryen por sigurisht ata i kanë politikat e sistemimit dhe politikat e zhvillimit të karrierës së oficierëve dhe nënoficierëve i ka komandanti dhe stafi i tij. Ata janë mirë duke e udhëheqë forcën sepse është institucioni më i besueshëm. Stafi komandues dhe komandanti është duke kryer mirë punën dhe nuk shoh ndonjë vërejtje”, thotë ai.
Ndryshe muaj më parë është bërë edhe certifikimi i disa pjesëtarëve të FSK-së për trajnimet dhe përgatitjet rreth 8 javëshe për formimin e njësisë Komando e cila ende nuk është sistemuar.

Pjesëtarët që përfunduan trajnimin Komando-Bereta, demonstruan shkathtësitë e tyre, në tri disiplina si: Artet Marciale, Qitje me tranzicion dhe Neutralizim të objektivit me rëndësi të lartë. /arrbesh.info/


Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...
Si ta ngrohni shpejt motorin e veturës gjatë dimrit – ...
A ka vitamina C efekt të vërtetë në parandalimin dhe trajtim...
Çajrat që ndihmojnë gjatë ftohjes: Si t’i përdorni saktë për...
Kaos në rrugën “Fehmi Agani”, veturat e parkuara në rrugë bl...
Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë