Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia B2 është kthyer në operim pasi ka përfunduar remonti i rregullt vjetor.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton se pas përfundimit të testimeve të rregullta, njësia B-2 e Termocentralit Kosova B është kthyer me sukses në operim normal. Njësia është sinkronizuar me rrjetin më 05.10.2024, rreth orës 19:00, dhe gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
“Falë angazhimit dhe vullnetit të stafit të TCB-së, të gjitha punimet e planifikuara gjatë remontit të rregullt vjetor në njësinë B-2 kanë përfunduar me sukses. Vlen të theksohet se edhe njësia B-1 e TC Kosova B ka përfunduar punimet e saj të remontit të rregullt vjetor më 18.08.2024, bazuar në bilancin e aprovuar energjetik”, thuhet tutje në njoftim.
KEK thotë se përfundimi i suksesshëm i remonteve të njësisë B1 dhe B2 e ka ngritur sigurinë e operimeve dhe prodhimit në Termocentralin Kosova B.
“Përfundimi i suksesshëm i remonteve të dy njësive B-1 dhe B-2 ka ngritur sigurinë e operimeve dhe prodhimit në TC Kosova B. Prodhimi qëndrueshëm i këtyre njësive ka një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit dhe është në interes të qytetarëve”, njofton KEK./Arbresh.info
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...