Njerëz të fuqishëm dhe me ndikim në Kosovë po ndikojnë në lëndët që gjykatat kanë kundër tyre, raporton KTV.
Zakonisht këto lëndë ndaj njerëzve të profilit të lartë zgjasin me vjet të tëra dhe neglizhohen qëllimisht.
Për këtë arsye zyra e prokurorit disiplinor ka nisur një hetim të rasteve të prokurorëve dhe gjyqtarëve, në mënyrë që të shihet se çfarë po ndodh me këto lëndë.
Zef Prendrecaj, Udhëheqës i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, thotë se të gjitha rastet e evidentuara do t’i adresojnë në mekanizmat e nevojshëm.
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka evidentuar një numër të madh të rasteve, për të cilat Zyra e Prokurorit Disiplinor ka nisur hetime.
Shpeshherë ka ndodhur që rastet kundër zyrtarëve të profilit të lartë kanë zgjatur me vite të tëra, madje disa prej tyre edhe janë parashkruar.
Zyra e prokurorit disiplinor po ashtu po heton prokurorë e gjyqtarë për raste që prokurorët kanë vepruar në konflikt interesi, si dhe po ashtu, për vepër të mundshme penale dhe neglizhencë në ushtrimin e funksionit gjyqësor ose prokuroria.
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...