Një rrugë në veriun e Mitrovicës do të emërohet me emrin e politikanit serb që u vra muaj më parë, Oliver Ivanoviq. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Asamblesë së Komunës Veriore të Mitrovicës, transmeton Gazeta Express, marrë nga media “Blic” në Serbi.
Rruga ‘Nemanjina’ do të riemërohet me emrin e Oliver Ivanoviqit. Kjo nismë është përkrahur në Lista Serbe. Ndryshe Oliver Ivanoviq ishte vrarë me 16 janar të këtij viti, në afërsi të zyrës së partisë së tij në veriun e Mitrovicës. Ndërkohë ende nuk dihen autorët e vrasjes edhe sot e kësaj dite.
Autoritetet kosovare dhe ato serbe vazhdimisht kanë deklaruar se janë duke punuar në mbledhjen e provave për rastin e vrasjes së politikanit serb.
Ndërkohë gjatë një konference për shtyp muaj më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati deklaruar se zbulimi i autorit të vrasjes së Ivanoviqit do të shkaktojë kokëçarje në Prishtinë dhe Beograd.
Ndryshe Oliver Ivanoviq ka qenë i akuzuar nga drejtësia kosovare për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999.

“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...
The Collector: Shqipëria shtatë qytetet historike që po push...
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...