Prishtinë, 6 mars 2015 – Kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq, pasi ofendoi nënat e Gjakovës, po bëhet gati për një fyerje tjetër ndaj shqiptarëve dhe bëhet fjalë për një provokim të rendë.
Ai ka vendosur ta emërojë një rrugë në Ranillug
me emrin e diktatorit serb, Kasapit të Ballkanit – Sllobodan Millosheviq.
Gazeta Express ka arritur t’i sigurojë disa foto që janë realizuar në zyrat e Komunës së Ranillugut nga një diplomat ndërkombëtar.
Komuna e Rabillugut gjendet në veriperëndim të Gjilanit dhe është formuar pas procesit të decentralizimit në Kosovë (2005-2008). E terë struktura e popullsisë në këtë komunë përbehet nga komuniteti serb.
Komuna e Ranillugut është formuar krahas komunës se Parteshit dhe Kllokotit, komuna këto me popullsi shumicë serbe.
Krahas këtyre komunave, serbet udhëheqin ne Kosovë edhe në komunat e Novobërdës, Shtërpcës, Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës Veriore.
B.S.
Vrstappen mposht Fernando Alonso për të marr fitoren në Mona...
“Pushtohet” Thethi! Turistët dynden pa ardhur vera
“Çka dreqin ju solli këtu”, Kërçeli reagon ndaj von Cr...
Një i vdekur, pas përmbytjes së anijes turistike në Itali
Drita blindon Ron Brojan
Haziri kërkon që kryetarët e komunave në veri të shkojnë në ...