Një punëtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Vitisë, Vjollca Kadolli.
“Vdes edhe një punëtor i QKMF-së në Viti nga COVID19, vozitësi z.Feti Bajrami. Në orët e pasdites sot ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare Feti Bajrami- vozitës i pacientëve me hemodializë në QKMF-së Viti. Feti Bajrami ka lindur në fshatin Tërpezë në vitin 1956 dhe është punësuar në QKMF-Viti në vitin 2000 , ku ka punuar deri kohën e fundit kur është atakuar nga sëmundja COVID 19. Gjatë kohës që ka punuar në QKMF është shquar për urtësi, sjellje korrekte me pacientët dhe kolegët”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kadolli ka ngushëlluar familjen e Feti Bajrami.
“Në emrin tim dhe të personelit të QKMF-së shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe qytetarëve vitias. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, kolegu ynë”, vijon shkrimi i saj.
Si pasojë e COVID-19, në Kosovë kanë humbur jetën 425 persona.
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore
Qeveria e Serbisë ndan buxhet për organizatën e lidhur me kr...
Nisin hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime në QKUK dh...
Murati: Kurti ka kërkuar që Bondsteel të jetë bazë e përhers...