Një ligjëratë e mbajtur në cilësinë e prindit nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, në shkollën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, ka irrituar njërin nga prindërit. Tërnava ka ligjëruar një ditë më parë për temën “Vlerat kulturore dhe toleranca ndëretnike”.
Sipas planprogramit të shkollave, çdo prind mund të ligjërojë tema të ndryshme varësisht nga profesioni.
Drejtoresha e shkollës, Vjollca Jupolli, dhe drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala, kanë thënë se të gjithë prindërit janë të barabartë dhe se asnjërit nuk mund t’i mohohet e drejta të ligjërojë temë jashtëfetare, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Në kuadër të ligjëratave nga prindërit e shkollës sonë, sipas planifikimit, sot në klasën III/3 u mbajt një ligjëratë nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me temën ‘Vlerat kulturore dhe toleranca ndëretnike”, thuhej në njoftimin e shkollës të publikuar të martën.
Ndërkaq të mërkurën kjo shkollë ka njoftuar se para nxënësve ka ligjëruar një tjetër prind me profesion psikologe klinike, për temën “Vështirësitë në të nxënit”.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...