Një prej themeluesve të UÇK’së fyen rëndë Ibrahim Rugovën

18:45 | 2 Dhjetor 2016
M. A.

Ibrahim Kelmendi, një prej themeluesve të LPK’së dhe UÇK’së, ka bërë një postim plotë fyerje për Ibrahim Rugovën – në ditën e ditëlindjes së ish-Presidentit, e kur adhuruesit e tij po e kujtojnë duke postuar në rrjete sociale foto apo thënie të tij.

Ibrahim Kelmendi e ka quajtur Ibrahim Rugovën titist, ka aluduar se ai ka bërë pasuri për familjen e tij dhe se kurrë nuk është persekutuar nga regjimi serb.

“Rugovistëve veteranë – URIME ditëlindja e “presidentit” Rugova! Rahmetliu, ka sakrifikuar shumë për Kosovën – vdiq pa pas as edhe një kolibe për trashëgimtarët… E kanë burgosur e torturuar shpesh herë, beee… Vaj-vaj… për Kosovën që i vdiq adhuruesi pasionant i Titos… Fatziut, si nuk ia mundësoi Allahu të behej president i Shtetit të Kosovës!!!”, ka shkruar Kelmendi dhe ka postuar këtë foto.

 

Ndryshe, Ibrahim Kelmendi njihet si një prej kundërshtarëve të mëdhenj të ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Ai ka qenë një prej drejtuesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale