Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza”, deri nesër nuk do të ketë ujë.
Kjo për shkak të rrjedhjes së ujit në pjesën te Eulexi dhe se natyra e dëmtimit sipas tyre është e thellë.
“Ju njoftojmë se për shkak të rrjedhjes së ujit në pjesën te Eulexi/ rruga kryesore, jemi detyruar të ndërmarrim hapa konkret në sanimin e gjendjes. Uji është ndërprerë në rrugën ” Muharrem Fejza”. Natyra e dëmtimit është më e thellë. ♦️♦️♦️Andaj, për shkak të kësaj ndërlikueshmërie të rastit, ekipet teknike do vazhdojnë ditën e nesërme me punime. Një pjesë e rrugës” Muharrem Fejza” deri nesër mbesin pa ujë”, thuhet në njoftim.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...