Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, ka njoftuar se “Pallati i Drejtësisë “, Fshati Amerikan dhe lagjja ”Veternik”, aktualisht janë me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas kompanisë, arsyeja e mungesë së furnizimit me ujë të pijshëm gjatë kësaj periudhe është dëmtimi i tubit PE=250mm me një gjatësi 140 metra, nga investitorë privat të cilët janë duke ndërtuar objekte kolektive në afërsi të Pallatit të Drejtësisë.
Inspekcioni komunal tashmë është në vendngjarje dhe ka obliguar investitorin që të marrë masa sa më shpejtë në sanimin e gjendjes së krijuar.
“Deri më tash nuk ka asnjë lëvizje nga ana e tyre. Natyra e dëmtimit të tubacionit të ujit do të jetë e vështirë për sanim në kohë të shkurtër. Kërkojmë ndjesë nga konsumatorët e zonave të lartëcekura, ku dëmtime të tilla nga investitorë privat janë bërë dukuri e përditshme dhe e pashmangshme, pa kurrëfarë përgjegjësie nga ana e tyre ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj institucionit tonë. Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike, të marrin prononcime dhe të kërkojnë përgjegjësi më shumë nga ana e Komunës së Prishtinës, për hir të qytetarëve”, thuhet në komunikat.
Policia e Kosovës e arreston një shtetas gjerman të kërkuar ...
Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi
KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të energjisë: N...
Arrestohet personi i dytë i dyshuar për vjedhjen e matësve t...
Kurti: Avancimi në GTMI tregon përparimin e Kosovës në shërb...
Presidenti sllovak vjen në Kosovë për të vizituar ushtarët n...