Një person gjendet pa shenja jete në Pejë

10:17 | 22 Qershor 2022
A Z

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Familjarët kanë vërejtur njolla gjaku. Pas marrjes së informacioneve, Policia bashkë me Ambulancën kanë arritur në vendin e ngjarjes nga ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML, rasti është cilësuar si hetim i vdekjes.”, tha Gashi./arbresh.info/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale