Një person dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit në fshatin Zupç.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se rastin në polici e ka raportuar vëllai i tij, i cili ka thënë se 63-vjeçari ka dalë pasditen e së dielës nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Në ora 08:40, ankuesi S.R., ka shkuar në polici dhe ka njoftuar se vëllai i tij P.R., (1960), dje më 21.04.2023, rreth orës 17:45 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi dyshon se mos vëllai i tij ka rënë në kanalin e Ibrit, në fshatin Zupq”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se policia ka filluar kontrollimin e zonës dhe në ora 13:20 atje kanë shkuar edhe tre zhytës. Kërkimi është duke vazhduar.
Kombëtarja e Kosovës merr mirënjohje presidenciale nga Osman...
Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin...
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...