Një person dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, shkruan arbresh.info.
Xhurkaj ka thënë se i dyshuari e ka lënë veturën afër rrugës dhe se brenda veturës kishte lënë një letër.
“Tani jemi në fazën e parë të hetimeve dhe nuk mund të japim detaje më shumë. Dyshohet se një person i lindur rreth vitit 1971/72 është vërejtur nga një kalimtar i rastit që ka kërcyer. Veturën e ka parku afër rrugës e ka lënë një letër. Policia e ka këqyr vendin e ngjarjes. Ne kemi njoftu njësitë e kërkim-shpëtimit, presin që edhe ata të na e bashkëngjiten”, tha Xhurkaj.
Ai, ka thënë se ende nuk është gjetur trupi i personit dhe se ekipet përkatëse janë në kërkim t tij.
“Jo ende, është bërë kërkesa prej ekipës për shpëtim, janë në përgatitje për me dalë por ende nuk është gjetur, deri në këto momente jo”, tha ai.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026