Dy javë pasi Kosova u përfshi nga një borë e madhe që bllokoi shumë qytete të ndryshme, përfshirë Komunën e Ferizajt, autoritetet lokale në këtë komunë kanë blerë 8 mijë e 880 euro rërë dhe kripë industriale për heqjen e borës.
Ne dokumentin NJOFTIMI PËR DHANJE TE KONTRATËS 03.02.2017, shihet se kompania publike për mirëmbajtjen e rrugëve në Ferizaj “Pastërtia” e kishte shpallur tenderin me 25 janar, fiks 10 ditë pasi në Kosovë por edhe në këtë qytet kishte rënë një borë deri në 70 centimetra, duke bllokuar qytetin e Ferizajt.

Autoritetet në Ferizaj ishin akuzuar nga media lokale në këtë qytet për mungesë veprimi duke i lënë rrugët e bllokuara.
E tenderin “Furnizimi me rërë dhe kripë industriale për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve”, komuna e Ferizajt ia ka dhënë kompanisë “Al Group” nga Suruqina e Ferizajt.
Kontrata peshon afro 9 mijë teksa oferta më e pasur ishte ajo 12 mijë e 520 euro./Insajderi.com
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...