Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve A.B. dhe E.L., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Marrje ryshfeti.
Kështu bën të ditur gjykata përmes një njoftim në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 20.05.2025, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.B. dhe E.L., ashtu që të njëjtëve ju caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.”, thuhet në njoftim.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse të pandehurit lihen në liri, të njëjtit mund të ndikojnë në prova dhe në dëshmitarë, si dhe mund të përsërisin veprën e njëjtë penale ose mund të kryejnë sërish vepra tjera penale.”, thuhet tutje.
Gjykata konsideron se duke pasur parasysh natyrën e veprës penale, e cila vepër është e natyrës korruptive, caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.
“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...