Policia ka njoftuar se ka identifikuar dhe ndaluar personat që u përfshinë në një gjuajtje me armë më 31 janar në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
“Më datën 31.01.2026, rreth orës 15:15, Policia e Kosovës ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Hetimet fillestare kanë nxjerrë në pah se, pas një konflikti ndërmjet dy grupeve personash, situata ka eskaluar me përdorim armësh zjarri pranë një lokali afarist, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe pronën publike. Pas këtij incidenti, konflikti ka vazhduar në një lokacion tjetër të qytetit, ku një veturë është përdorur si mjet rrezikimi ndaj personave, duke u shkaktuar lëndime trupore disa qytetarëve, ndërsa dyshohet edhe për të shtëna me armë zjarri nga vetura në lëvizje.
Policia thotë se janë siguruar video-incizime nga kamerat e sigurisë dhe prova të tjera materiale, janë realizuar tri bastisje në lokacione të ndryshme, janë konfiskuar dy armë zjarri dhe prova shtesë me rëndësi për procedurën penale.
Policia shton se një person është në paraburgim.
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...
Aksident me fatalitet në Vlorë, dy të vdekur e një i lënduar...
320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosov...