Një muaj paraburgim ndaj të pandehurës pasi ushtroi dhunë fizike ndaj vëllaut

15:29 | 9 Maj 2020
A Z

Të pandehurës Sh.M. i është vendosur masa e paraburgimit prej një muaji për veprën penale dhunë në familje.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës thuhet se kanë konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri e pandehura SH.M. mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale dhe të ndikoj në të dëmtuarin – vëllain e saj, pasi që e njëjta në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarit.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale