Në Prishtinë ka nisur marshi “Një miliard në këmbë” me anë të së cilës synohet që të bëhet vetëdijesimi kundër dhunës ndaj grave.
Pjesëmarrësit e këtij marshi mbajnë në duar pankartat me mbishkrimet “ Një Miliard në Këmbë”, “Stop Gjuhës Seksiste”, “Çohu! Rebelohu! Bashkohu!”, “Trupi im e Drejta Ime”, “Trupi im nuk është në shitje”, etj.
Më 14 shkurt në gjithë botën organizohet fushata “One Billion Rising” si protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Sipas statistikave, një në tri gra në planet, dhunohet apo rrihet gjatë jetës së saj që do të thotë një miliard gra dhe vajza./Arbresh.info./
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026