Në aksionin policor për parandalimin e kërkimit të lëmoshës, policia në Prizren ka gjobitur një 39-vjeçare me 200 euro, ndërkaq një 71-vjeçare shqiptare e kanë deportuar në Shqipëri.
“Në kuadër të këtij aksioni, policia ka ndaluar dy perona, ku njëri është nga Republika e Shqipërisë dhe tjetri është shtetas i Republikës së Kosovës me banim në Prizren e të cilët janë: L.K e lindur meë 1951 f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmoshë në rr. “Ekrem Rexha” në Prizren dhe S.K e lindur më 1983 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar lëmoshë në qendrën tregtare Galeria në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Me vendim të lëshuar nga Drejtoria për Migrim. L.K është deportuar në Republikën e Shqipërisë. Ndërsa ndaj S K, i është shqiptuar gjoba me vlerë prej 200 euro”, thuhet tutje në këtë njoftim./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...