Dy të rritur dhe një vajzë katërvjeçare kanë vdekur në një shpërthim zjarri në një shtëpi në Exeter.
Sipas autoriteteve lokale të atjeshme, edhe tre fëmijë të tjerë po qëndrojnë në spital për trajtim.
Kryeinspektori Daniel Evans siç shkruan The Independent, ka konfirmuar që dy të rritur, një grua 28 vjeç, një burrë 29 vjeç, plus një vajzë 4 vjeçare, kanë vdekur të gjithë pas këtij zjarri në shtëpi.
“Dy djem të moshës 4 dhe 9 vjeç dhe një vajzë 7 vjeçare të cilët ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e zjarrit mbeten në spital”, theksohet mes tjerash.
“Të tre aktualisht janë në një gjendje të qëndrueshme dhe të gjithë do të transferohen në Spitalin e Fëmijëve në Bristol më vonë sot”.Të gjashtë personat, kanë relacione familjare me njëri-tjetrin.
“Ky është një incident thellësisht i mërzitshëm dhe që do të shkaktojë shqetësime të mëdha për komunitetin, veçanërisht për ata që e njihnin familjen”, deklaroi ai.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj