Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit).
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se vetura është vetaksidentuar.
“Rreth orës 13:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Njësia policore e trafikut njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor”, tha Krasniqi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
SHBA beson se fundi i luftës është afër
Parashikimi i motit për sot