Korrespondenti i RTK-së, Asllan Bajrami, i është bashkuar sot AAK-së. Ai ka thënë se Ramush Haradinaj është personi i duhur për të qenë kryeministër i vendit.
“Kjo nuk do të thotë që po e tradhtojë gazetarinë. Nuk marr ndonjë postë, nuk jam në ndonjë listë, por jam shprehur i gatshëm t’i përgjigjem një vlugu të madh që po ndodh në AAK. Tek kryeministri i ardhshëm unë shoh një vizion të qartë, një perspektivë dhe për gjithçka që Kosova ka nevojë”, ka thënë ai gjatë një konferencë për media.
“Ai ka thënë se Ramush Haradinaj është personi i duhur për kryeministër, sepse ka dije, guximin, qartësinë, sakrificën”, ka shtuar ai.
Lideri i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, i ka uruar mirëseardhje. Asllan Bajrami prej kohësh është korrespondent i RTK-së në Tiranë.
Përveç tij, gjatë kësaj konference për media AAK-ja ka prezantuar edhe një grup të rinjsh të cilët i janë bashkuar kësaj partie.

Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1