Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur në një takim pune një delegacion nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, me të cilët kanë biseduar për arsimin në përgjithësi, reformat dhe synimet për të ardhmen.
Delegacioni i nivelit të këshilltarëve të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, respektivisht Pëllumb Karameta, Erion Ndroqi të cilët shoqëroheshin nga drejtori i departamentit të inspeksionit të arsimit në Kosovë, Dëfrim Gashi që u interesuan kryesisht për arsimin në përgjithësi në Komunën e Gjilanit, njofton kumtesa komunale.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se njohja, shkëmbimi i përvojave dhe funksionimi në nivelet lokale dhe nacionale në mes dy shteteve tona janë ura lidhëse që e mbajnë fuqishëm njëra – tjetrën.
Qëllim i kësaj vizite nga delegacioni në fjalë është njohja me modelin e inspektoratit të arsimit në Republikën e Kosovës në nivelin qendror, por edhe njohja me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me inspektoratin në nivelin lokal.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...