Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten (12 dhjetor) në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 12 dhjetor 2025, ndërsa mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës, shtetas kosovar.
“Në vendin e ngjarjes, përveç njësive relevante policore, kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët në prezencë të familjarëve, me forcë e kanë hapur derën e banesës ku është gjetur viktima”, njoftoi Policia.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes” dhe po vazhdon të hetohet
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin