Një aksident ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës ku një veturë ka goditur një biçiklist.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila bëri të ditur se lëndime ka pësuar biçiklisti.
Sipas Ahmetit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor.”, konfirmoi zëdhënësja Ahmeti.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, bën të ditur Ahmeti./Arbresh.info/
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...