Një 78-vjeçar, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edt Durham” në Prizren mëngjesin e së hënës.
Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, tha se viktima, shtetas i Shqipërisë dhe i Kosovës, u gjet pa shenja jete në një lokal të përdorur si banesë.
Bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Me datën 08.12.2025, rreth orës 08:30, policia është njoftuar se në rrugën “Edit Durham” , në Prizren, në një lokal të përdorur si banesë, është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 78-vjeçar, shtetas i Shqipërisë dhe i Kosovës. Policia ka dalë në vendngjarje, është njoftuar prokurori dhe, me urdhër të prokurorit përgjegjës, trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë. Policia ka filluar hetimet e rastit si “Hetim i vdekjes””, tha Bytyqit.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit