Të martën në Prishtinë një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën “Enver Zyberi” në Prishtinë, ku policia ka gjetur trupin e pajetë të një 29-vjeçari.
Policia e ka konfirmuar rastin duke thënë se me të dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit të cilët e kanë mundësuar hyrjen në shtëpu, e kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës.
“Më 09.04.2019 rreth orës 05:00 policia ka marrë informatën për dyshimin se në një shtëpi në rrugën “Enver Zyberi” në Prishtinë gjendet një trup i pajetë. Policia menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur me ndërmarrjen e vepimeve konform situates. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zjarrëfikësit të cilët kanë mundësuar depërtimin brenda shtëpisë në fjalë ku edhe është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli 29 vjeç”, ka thënë policia.
Po ashtu policia bën të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ashtu që të përcaktohen shkaqet e vdekjes derisa policia ka vazhduar hetimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje me qëllim të sqarimit të plotë të saj.
Ndërkaq rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...