Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ose ka harruar ose s’po i kujtohet se si e ka lexuar tekstin e marrëveshjes për demarkacion sot në Kuvend.
AAK sot akuzoi LDK-në se e ka ndryshuar tekstin e marrëveshjes, duke e ndarë Dokumentacionin e Komisionit Shtetëror nga ligji, ndërsa Hoti deklaroi se ka lexuar marrëveshjen e njëjtë si ajo me të cilën ishin pajtuar partitë në fundjavë.
“Hoti ose ka harru ose s’po i kujtohet
Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti e paska publikuar tekstin e asaj që po thotë se e paska lexuar në seancën e sotme.
Ndoshta ka harruar Zoti Hoti, se në seancë nuk ka përmendur as pikë as paragraf, por ka thënë se pjesë përbërëse e këtij ligji janë:
Marrëveshja për kufirin shtetëror 2015
Deklarata e përbashkët e dy presidentëve dhe
Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror-për orientim.
Nderkaq në deklaratën e shkruar Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror nuk është përfshirë fare si pjesë përbërëse e Ligjit, por është ndarë me pikë të veçantë. Dëgjojeni fjalën e Zotit Hoti dhe krahasojeni me tekstin e shkruar dhe gjykoni vetë. Kjo është kaq e thjeshtë.”, ka shkruar Nitaj në Facebook./koha.net/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...