Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Mbeturinave PAMKOS, drejtorin e Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave dhe drejtorët e kompanive rajonale për menaxhimin e mbeturinave.
Gjatë takimit Ministri Nitaj është njoftuar për sfidat e tyre, problemet dhe synimet për avancimin e sistemit të pastrimit e trajtimit të mbeturinave.
Drejtorët e kompanive të mbeturinave po ashtu folën edhe për problemet me të cilat po përballen, veçmas me borxhet që kanë dhe në këtë drejtim kërkuan mbështetje financiare, thuhet ne njoftim.
Po ashtu, drejtuesit e kompanive shprehen pakënaqësinë e tyre me trajtimin që u është bërë punëtorëve të këtyre kompanive nga Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike./arbresh.info/
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije