Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e kosovës, Muharrem Nitaj, ka bërë fajtore opozitën për dështimin e rezolutës për dialogun me Serbinë.
Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk ishin të interesuara të arrijnë konsensusin për këtë çështje, duke shtuar se këto subjekte në mënyrë të pashpjegueshme kanë refuzuar propozimet e pozitës për plotësimin e kësaj rezolute.
Nitaj ka thënë se nuk e ka kuptuar mungesën e liderit të VV’së, Albin Kurti, në votimin e rezolutës.
Ai ka treguar se pozita nuk do të ndalet se kërkuari konsensus kombëtar për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.
Kurse sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje të reja, Nitaj ka thënë se edhe 100 herë po të mbahen zgjedhjet, situata do të jetë e njëjtë.
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë