Kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka mbajtur një konferencë për medie ku ka njoftuar se Bekim Brestofci i cili deri më tani ka jetuar në Gjermani dhe është Drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, nga sot do të jetë pjesë e partisë së tij, raporton arbresh.info
Limaj, duke e konsideruar këtë ditë si festë për partinë e tij ka deklaruar se angazhimi i Brestofci për Kosovën nuk është ndaluar edhe pse ai ka jetuar jashtë vendit.
“Bekim Brestofci që ka punuar dhe vepruar ne Gjermani! Ai e ka lëshuar Kosovën me 1993 por ia ka kthyer shpinën vendit. Me një fjalë angazhimi i tij për Kosovën nuk është ndalur kurrë. Ai përmes shumë organizimeve të ndryshme ka provuar që të sjell gjëra të mira Kosovës. Tashmë është në Nisma Socialdemokrate dhe partia jonë”, tha Limaj.
Ndërsa Bekim Brestofci, tha se me të gjitha përvojat e tij do të kontribuojë për të mirën e vendit.
“Sot është ditë e veçantë. Po kyçëm në politikë. 25 vite jetova në Gjermani por kur nuk jam ndalur që për ta ndihmuar Kosovën. Apelimi im në Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane e cila vepron në Gjermani dhe është organizatë me e madhe shqiptare në diasporë. Premtoj që nga sot me tërë energjinë do të punoj për të kontribuar në vend. ” /arbresh.info /


Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...