Nisma uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

12:42 | 5 Shtator 2016
M. A.

Nisma për Kosovën uron të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për fillimin e vitit të ri shkollor, po ashtu urim të veçantë për të gjithë nxënësit e klasave të para të cilët nga kjo ditë fillojnë një etapë të re të jetës së tyre.

Nisma për Kosovën shpreh mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit, për përkushtimin dhe angazhimin, në funksion të një të ardhme më të ndritur.

Nisma uron që ky vit shkollor të sjellë ndryshimet e dëshiruara në ngritje të standardit dhe cilësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale