Google ADS

Nisma: Të ndriçohet komploti ndaj Limajt

15:57 | 7 Mars 2015
Arbresh Info

Këshilli Kombëtar i Nismës për Kosovën ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të formoj një Komision Hetimor i cili do të ndriçonte komplotin kundër kreut të Nismës, Fatmir Limaj, i cili besohet të jetë planifikuar nga zyrtarë të PDK-së në bashkëpunim me disa ndërkombëtarë. Këtë kërkesë e ka bërë të ditur sekretari i Nismës, Bilall Sherifi pas mbledhjes Këshilli Kombëtar të këtij subjekti.

“Është një qëndrim unanim i Këshillit Kombëtar që ky komplot të ndriçohet në tërësi. Këshilli Kombëtar insiston që sa më shpejt të gjitha institucionet relevante sidomos ato në Bruksel të themelojnë një Komision hetimor i cili do t’i shkoj deri në fund çështjes, pra do të ndriçoj dhe do të bëjë transparent çdo detaj dhe kushdo që ka qenë i përfshirë në këtë të merr dënimin e merituar”, ka deklaruar Sherifi, shkruan Zëri.

Sekretari i Nismës ka thënë se pret veprime konkrete nga Brukseli zyrtar në javën e ardhshme.

“Është shqetësuese që nuk ka një reagim nga Brukseli por besojmë se javën e ardhshme ata do ta marrin seriozisht dhe do të tregojnë se çfarë hapa do të ndërmarrin për ta ndriçuar këtë rast”, është shprehur Sherifi.
Ai më tej ka thënë se komploti kundër Limajt nuk duhet të shihet si rast i izoluar, por duhet të reagojnë të gjithë pasi sipas tij në të ardhmen çdonjëri mund të jetë viktimë e ndonjë komploti të tillë.

“I bëjmë thirrje opinionit publik që të mos e shoh këtë si një rast të izoluar ku ai nuk është i prekur ai, por të reagojmë sot kur po i bëhet padrejtësi dikujt tjetër, në mënyrë që të mos na ndodhë neve nesër, shkruan Zëri.

Ky veprim shkon përtej imazhit të një njeriu, por shkon deri në shkatërrimin e jetës së njeriut, të rrezikosh edhe fizikisht izolimin e tij vetëm pse dikujt i pengon. Kjo është ajo për çka qytetari i Kosovës duhet të shqetësohet, pra nuk bëhet fjalë për shqetësim vetëm për Limajn, por edhe për vetë ata, sepse mund të jenë viktima e radhës”, ka shtuar Sherifi. /Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme