Nisma për Kosovën shpall zgjedhjet e brendshme

14:47 | 13 Prill 2016
M. A.

Në mbledhjen e organit më të lartë të Nismës për Kosovën, atë të Këshillit Kombëtar, të mbajtur dje, është miratuar propozimi i kryesisë për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në parti, thuhet në një njoftim për medie të kësaj partie.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën u vendos që gjatë këtyre muajve të vazhdojë mbajtja e kuvendeve zgjedhore nëpër degë, dhe në muajin qershor të mbahet Kuvendi i parë Zgjedhor i Nismës, sqaron njoftimi.

Shpërndaje në rrjete sociale