Megjithëse mediat raportuan se pritet që Nisma për Kosovën gjatë ditës do të zyrtarizojë shkrirjen në AAK, zyrtarë të kësaj partie e mohojnë një gjë të tillë.
I kontaktuar nga KosovaPress zyrtari i partisë së Fatmir Limajt, Bilall Sherifi e mohoi një gjë të tillë.
Ai për KosovaPress ka thënë se ky është një lajm i pavërtetë dhe se Nisma në asnjë mënyrë, nuk do të shkrihet në asnjë parti politike. “Sot e 100 vjet kjo nuk do të ndodh. Ne mund të bëjmë koalicione, por jo të shkrihemi në ndonjë parti tjetër. Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë si Nismë”, tha ai.
Ndryshe, mediat raportuan se Nisma për Kosovën, pritet që sot përmes një konference për media në selinë e AAK-së, të shkrihet në subjektin që drejton Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në lidhje për 5 vjet, Endri flet për raportin që ka me famil...
Moti për pesë ditët e ardhshme me vranësira dhe reshje shiu
Pse stërvitja në shtëpi gjatë dimrit është zgjedhja më e men...
Ministrja izraelite e quan ‘Bordin e Paqes’ të Trump një ‘pl...
Trepça fiton ndaj Bashkimit dhe e blindon pozitën e parë
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...