Edhe NISMA për Kosovën ka reaguar ndaj dënimit me burg të të akuzuarve në rastin Drenica.
Ajo përmes një komunikate për media ka thënë se Lufta e UÇK-së është nëpërkëmbur që nga koha UNMIK-ut, është vazhduar nga EULEX-i dhe do të nëpërkëmbët prapë nëse votohet edhe Gjykata Speciale. Kështu thuhet në reagimin e NISMA’s pas aktgjykimit që i shpalli të fajshëm pjesëtarët e ‘Grupit Drencia’, përfshirë këtu edhe Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin.
Lexoni të plotë komunikatën e NISMËS:
Mjaft më me politika të logjikës së strucit.
Marrja nëpër këmbë e vlerave të luftës që filloi menjëherë pas përfundimit të luftës së lavdishme të UÇK-së nuk ka të ndalur. Filloi me UNMIK-un, po vazhdon me EULEX-in dhe nëse të premten merr miratimin e deputetëve të Kosoves do të vazhdojë me Gjykaten speciale.
Aktgjykimi i sotëm kundër Sulejman Selimit, Sami Lushtakut dhe të tjerëve është edhe një dëshmi se segmente të caktuara të sistemeve ndërkombëtare të instaluara në Kosovë kan bërë në vazhdimësi ndjekje selektive të krimeve të luftës. Kan qenë shumë aktivë në rastet kur të dyshuar ishin pjestarët e UÇK-së. Janë gjetur “dëshmitarë” ku janë e ku sjanë. Ndërsa krimet dhe aktet e gjenocidit të kryera nga forcat ushtarake dhe policore të Sërbisë edhe pse dihen me emra, mbiemra edhe urdhërdhënësit edhe kryesit e tyre nuk kemi ndjejkjen dhe denimin e tyre.
Prandaj është koha e fundit që politikës të logjikës së strucit ti jepet fund.
Nga një muaj paraburgim ish-ministrit dhe gjashtë të tjerëve...
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të hyrë në Kosovë
Alis triumfon në Fest 64, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë...
Haradinaj sot mban tubim në Istog dhe Pejë
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell