Në fshatin Lubeniq të Pejës, do të ndërtohet Muzeu i Luftës, Oda e fshatit. Kjo pas kërkesës të dy deputetëve të LDK-së, Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku.
Në një intervistë për Indeksonline, Zemaj ka treguar se kanë nisë procedurat e tenderimit nga Ministria e Kulturës lidhur me këtë projekt.
Zemaj beson që brenda afateve ligjore të bëhet implementimi i tij.
“Janë nisë procedurat e tenderimit nga Ministria e Kulturës. Besoj që në afatet ligjore do të ketë implementim të këtij projekti historik për banorët e Lubeniqit”, ka thënë Zemaj gjatë bisedes.
Vlen të kujtojmë faktin se fshati Lubeniq njihet si fshatë i lashtë, me tradita shekullore në luftën për liri në vendin tonë.
Në luftën e fundit ishte një ndër fshatrat më të atakuar dhe me dëmtime të mëdha në njerëz dhe infrastrukturë. Opinioni mbarë kombëtar dhe ndëkombëtar është i njohur me masakrën e madhe të shkaktuar nga forcat paramilitare serbe të Millosheviqit ndaj banorëve të këtij lokaliteti. Poashtu është vlerësuar edhe kontributi i pamoralshëm i banorëve të këtij fshati në angazhimin për liri e pavarësi.
Ideja për ndërtimin e këtij muzeu është vlerësuar të jetë e domosdoshme, jo vetëm për banorët që jetojnë aty, por për mijëra visitor në vite që dëshirojnë të njihen me të kaluarën historike të atyre ngjarjeve në këtë lokalitet.

“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...
The Collector: Shqipëria shtatë qytetet historike që po push...
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...