Nisin hetimet për vdekjen e vajzës tri vjeçare në Prizren

20:51 | 7 Qershor 2016
M. A.

Prokuroria e shtetit ka filluar hetimet lidhur me tragjedinë që ndodhi në Prizren, ku si pasojë e rrëzimit të një shtëpie të vjetër ka humbur jetën një fëmijë i moshës 3 vjeçare.

Kryeprokurori në Prizren, Sylë Hoxha ka thënë se do ta gjejnë përgjegjësin e këtij rasti, pasi dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë vdekje.

Edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka filluar mbledhjen me drejtorët e drejtorive komunale, lidhur me këtë çështje, ku ka kërkuar përgjegjësin për këtë ngjarje tragjike që ndodhi dje në Prizren.

Shpërndaje në rrjete sociale