Google ADS

Nisin hetimet për vdekjen e foshnjës në Suharekë

09:06 | 26 Maj 2023
Emir Abduramani

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e foshnjës dy muajshe në Studençan të Suharekës mbrëmë.

“Suharekë 25.05.2023 – 15:.40 Në emergjencën e QKMF është dërguar një foshnje pa shenja jete. Në lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që të hapet rast dhe  trupi i pa jetë të dërgohet ne IML për obduksion”, njofton Policia në raportin e saj 24-orësh.

Në ambulantën në Studençan të Suharekës dje është dërguar pa shenja jete një foshnje rreth dy muajshe.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se familjarët kanë deklaruar se foshnja deri në ditët e fundit ka qenë në QKUK në Prishtinë, sepse sipas tyre, ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore.

“Sot me datë 25.05.2023 rreth orës 16:00 , në ambulantën në Studençan të Suharekës nga familjarët është dërguar një foshnje rreth 2 muajshe, në ambulantë foshnja është dërguar pa shenja jete. Familjarët deklarojnë se fëmija deri në ditët e fundit ka qenë në QKUK në Prishtinë, sepse ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore”, deklaroi ai.

Policia ka hapur rast si “Vdekje e dyshimtë”.

“Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive nga vendi i ngjarjes me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim. Nga policia është hapur rast “Vdekje e dyshimtë”, tha Bytyqi.

Vdes foshnja dymuajshe në Suharekë, policia hap rast “Vdekje e dyshimtë”

Të ngjashme