Delegacioni i Beogradit i udhëhequr nga drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq u takua në Bruksel me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe kështu filloi ditën e parë të bisedimeve eksperto-teknike brenda dialogut Beograd-Prishtinë.
Raundi i parë i bisedimeve filloi në orën 10:00 të mëngjesit në ndërtesën e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, ku delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës po zhvillojnë takimin dypalësh me ndërmjetësit e BE-së në një dialog mbi normalizimin e marrëdhënieve, raporton Tanjug.
Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni.
Së bashku me të do të jenë edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe Ibrahim Makolli.
Temat që pritet të diskutohen do të jenë të pagjeturit dhe ekonomia.
Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar
Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Presidenti Begaj: Le të forcojmë harmoninë dhe tolerancën në...
OVL UÇK reagon ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman për Gj...
Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” për vrasjen e I...