Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, pasi ky i fundit ka provokuar në rrjete sociale duke publikuar një fotografi në të cilën shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin e Serbisë.
Nishani thotë se provokimi i Vuçiqit është i rëndë dhe kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
“Provokimi i Presidentit të Serbisë Vuçiç mbi Republikën e Kosovës është një provokim dhe kërcënim mbi sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka shkruar Nishani.
Ai tutje ka përmendur edhe të bëmat e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërkohë ka kritikuar Ilir Metën dhe Edi Ramën që s’kanë reaguar lidhur me një provokim të tillë të Vuçiqit.
“Nuk është aspak e largët koha kur Serbia për hegjemoni nisi luftra të përgjakshme në rajonin e Ballkanit, kundër Sllovenisë, kundër Kroacisë, kundër Bosnje-Herzegovinës e kundër Kosovës.
Luftrat e nisura nga Serbia, i shkaktuan këtij rajoni mijëra viktima, genocid, shkatërrime masive dhe eksod të popujve drejt Evropës.
Tentativa e provokime të njëjta përsëri, janë një “ogur” i keq për paqen e stabilitetin ne kufijtë evropian.
Megjithëse ky një kërcënim e provokim i hapur, asnjë reagim apo denoncim nga Tirana zyrtare.
Turp e paçin faqen e zezë !
Nuk mund të presësh gjë tjetër prej argatëve të Beogradit në Tiranë, veç heshtjes !”, ka shkruar Nishani.
Provokimi i Presidentit të Serbisë Vuçiç mbi Republikën e Kosovës është një provokim dhe kërcënim mbi sigurinë dhe…
Posted by Bujar Nishani on Friday, March 19, 2021
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...