Ka filluar takimi mes presidentit Hashim Thaçi dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Para pak çastesh ka filluar takimi në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, raporton lajmi.net.
Pas këtij takimi, Federica Mogherini do të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pra do të bëj takime të ndara me të dy presidentët e më pas do të zhvillojë edhe një takim të përbashkët me të dy presidentët.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, pak para fillimit të këtij takimi, deklaroi se takimi i sotëm është mjaft i rëndësishëm dhe se pavarësisht se do të jetë mjaft e vështirë, Kosova do të bëj përpjekje maksimale për arritjen e qëndrimeve të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Kujtojmë se përveç takimit në Bruksel, Thaçi e Vuçiq pritet të ballafaqohen edhe më 11 nëntor në Paris, në kuadër të ceremonisë së shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë