Ka filluar seanca e shqyrtimit gjyqësor, ku i akuzuar është ish deputeti i PDK-së, Azem Syla dhe disa të tjerë në rastin e njohur si “Toka”.
Fillimisht është prezantuar përbërja e re e trupit gjykues që e ka për kryetar Petko Petkovin, dhe pjesë e panelit janë gjyqtarët Vesel Ismaili e Valadimir Mikula.
Për këtë të fundit ka ngritur shqetësim pala mbrojtëse, ku avokati i Sylës, Besnik Beridha ka thënë që largimi i Mikulas, i cili është në listën e pritjes për Gjykatën Speciale, do të rrezikonte procesin gjyqësor. Berisha ka thënë që ai është i vetmi anëtar i trupit gjykues që ka marrë pjesë në hetimin e veçantë të kryer kohë më parë.
Veç kësaj ai ka ngritur shqetësim edhe sa i përket përfundimit të misionit të EULEX-it që është paraparë për në qershor. Sipas Berishës përshpejtimi i këtij procesi do të mund të përshpejtonte procesin gjyqësor, gjë që nuk është e drejtë për palët.
Këtë e ka kundërshtuar prokurori special Danilo Cecareli, i cili tha se këto rrethana nuk përpbëjnë elemente që ky gjykim të shtyhet.
Seanca është mbyllur për publikun, përderisa po shqyrtohet një kërkesë e avokatit Berisha lidhur me gjyqtarin Vladimir Mikula.
Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rru...
Tifozët e Lille shpalosën një pankartë të turpshme kushtuar ...
Trump urdhëron publikimin e të gjitha dokumenteve për UFO-t ...
Kryetari i New York-ut: Ramazani është muaji im i preferuar
Takimi i Bordit të Paqes në Washington, Rama ndan momentet d...
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës