Në Gjykatën Themelore të Prizrenit po mbahet seanca gjyqësore ndaj Darko Tasiqit, i akuzuar për krime lufte në Krushë të Vogël.
Trupi gjykues i kësaj gjykate përbërë nga Artan Sejrani, kryetar, dhe Ajser Skenderi e Xheladin Osmani, anëtarë, kanë caktuar mbajtjen e shqyrtimeve të ardhshme gjyqësore.
Në këto seanca pritet të vazhdojnë rrëfimet e dëshmitarëve të propozuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, transmeton Klan Kosova.
Aktakuzën e prokurorisë speciale e përfaqëson prokurorja speciale Drita Hajdari.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Darko Tasiq, në mes të datave 15 dhe 26 mars 1999, në lagjen e njohur si lagjja “Hajdari”, në Krushë të Vogël të Prizrenit, si pjesëtar i forcave rezervë të Policisë së Jugosllavisë, në bashkëkryerje me kryes të tjerë ende të papërcaktuar mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim i paligjshëm dhe të qëllimshëm i pasurisë (djegie të shtëpive) dhe vjedhje të pasurisë.
Bazuar në aktakuzë e gjithë kjo nuk justifikohej me nevojat ushtarake, e që rezultoi me djegjen e shtëpive, marrjen e automjeteve, makinerisë bujqësore dhe sendeve të tjera me vlerë që i përkisnin Kasum Hajdarit si dhe anëtarëve tjerë të familjes, transmeton Klan Kosova.
Me këto veprime Tasiq akuzohet se ka kryer veprën penale të plaçkitjes, shkatërrimit të qëllimshëm dhe sulmit të rëndë ndaj dinjitetit njerëzor.
ZYRTARE: Demitrius Conger prezantohet tek Golden Eagle Ylli
E papritur, zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Albania, anu...
Misioni i FMN-së do të vizitojë Kosovën për konsultimet vjet...
Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim...
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë