Kuvendi i Kosovës ka hapur punimet e seancës plenare të datës 10 dhjetor.
Nënkryetarja e Kuvendit Arberie Nagavci ka njoftuar se të pranishëm në sallë janë vetëm 65 deputetë.
“Hapi punimet e seancës plenare, me 65 deputetë të pranishëm në sallë”, ka thënë ajo.
Kjo legjislaturë vazhdimisht ka pasur mungesë të deputetëve në sallën e Kuvendit dhe mungesë kuorumi në votimet e ligjeve.
Për shkak të mungesës së deputetëve ka dështuar sot edhe mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës ku ishte ftuar për të raportuar ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, por që për mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja.
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...
Si ta ngrohni shpejt motorin e veturës gjatë dimrit – ...
A ka vitamina C efekt të vërtetë në parandalimin dhe trajtim...
Çajrat që ndihmojnë gjatë ftohjes: Si t’i përdorni saktë për...