Me një pikë të rendit të ditës ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Komunës se Mitrovicës.
Në këtë mbledhje është diskutuar inicimi i ndryshimit të ligjit për kufijtë administrativ të komunave për të bashkuar Mitrovicën, raporton arbresh.info.

Më këtë rast kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga qeveria që të ndryshohet ligji që kaherë ka ndarë qytetin në dysh pa dëshirën e tyre.
“Sot në cilësinë e kryetarit kam thirr mbledhjen urgjente për këtë çështje Kërkoj nga Qeveria të nis këtë inicim për të ndryshuar ligjet që e kanë ndarë Mitrovicën. Kërkesa e qytetarëve ka qenë e kamotshme sepse Mitrovicën e kanë ndarë pa dëshirën e tyre. Ne jemi munduar që komunat që i ka themeluar Qeveria e Kosovës të jenë në shërbim të gjithë qytetarëve, kemi pasur dëshirë që të qohet qeverisja lokale në ato vende e ne veçanti të pakicës serbe. Jam munduar të bashkëpunoj ngushtë me kryetarin e Veriut. Kam pas çdoherë kërkesë para ndërkombëtarëve që qytetarët e Veriut të trajtohen si qytetarë të rëndomtë, zotëri Rakiq çdoherë ka qenë ai që nuk i ka përfillur kërkesat e mia dhe të qytetarëve të Mitrovicës. Nga veriu janë shpërngulur 5 mijë banorë me dhunë, pa dëshirën e tyre duke i lënë shtëpitë e tyre. A ka ma vështirë se te jesh refugjat në tokën tënde e kjo po ndodh në Mitrovicë”, deklaroi Bahtiri./Arbresh.info/
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...