Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka dalë sot në mëngjes në terren për të parë nga afër zonat e përmbytura si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Gjatë vizitës, Elezaj ka inspektuar objektet me rëndësi të veçantë, përfshirë urat dhe rrugët e dëmtuara, duke theksuar se po bëhet gjithçka e mundur për sanimin e dëmeve të shkaktuara.
‘Sot në mëngjes, bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, Shefin e Kabinetit, Shemsi Bajraktari, vizituam zonat e përmbytura dhe inspektuam nga afër objektet me rëndësi të veçantë, si urat dhe rrugët e dëmtuara. Pamë gjendjen reale në terren dhe fillimin e punimeve për sanimin e dëmeve. Kompania e kontraktuar nga komuna është në terren dhe po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për riparimin e dëmeve në pronat publike”, tha ai./Arbresh.info
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%
Man City deklason Chelsean – shfrytëzon gafën e Arsenalit dh...
E rëndë në Vlorë, fëmija tre-vjeçar bie nga ballkoni i katit...
Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Bru...